Rei Manaj po vazhdon që të stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës. Pavarësisht se në media përflitet shumë për largimin e tij, sulmuesi shqiptar po qëndron me katalanasit kur mbeten edhe 4 ditë nga mbyllja e merkatos, duke u drejtuar nga Koeman.
Së fundmi lojtari i Kombëtares Kuqezi ka postuar një fotografi në “Instagram” nga stërvitja me yllin e Holandës, Depay. “Kush mendoni se i fitoi goditjet në portë?”. Kjo ishte pyetja e shtruar nga Manaj që kishte duelin e veçantë me Depay mbi saktësinë në realizimin e golave. /Sport Ekspres/