E FUNDIT/ Manchester City del nga gara! Rikthimi i madh, Kristiano Ronaldo shkon te Manchester United

Kristiano Ronaldo duket se ka vetëm një rrugë për të vazhduar në karrierën e tij, duke u kthyer pak nga e kaluara. Ylli portugez pritet që të jetë pjesë e Manchester United në sezonin e ardhshëm. Largimi i tij nga Juventusi do të zyrtarizohej nga vetë trajneri Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes me Empolin. Ndërkohë Fabrizio Romano ka raportuar vetëm pak minuta më parë se Manchester City ka dalë nga gara për të siguruar shërbimet e Kristiano Ronaldos.

Kushtet personale të lojtarit dhe shifra e kërkuar nga Juventusi nuk kanë gjetur dakortësinë e “qyetetarëve”, që kanë lënë Manchester United si ekipin e vetëm në garë dhe më afër me Ronaldon. “Djajtë e kuq” janë duke përgatitur ofertën zyrtare dhe menaxheri i portugezi do të merret menjëherë me të, për të përshpejtuar hapat e rikthimit të madh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online