FOTO/ Rama me Juven, Meta habit të gjithë me zgjedhjen e tij!

Përpara disa muajsh ishte në “Elbasan Arena” për të dorëzuar trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke dekoruar si futbollistët e Skënderbeut, fituesit e trofeut, por edhe finalistët e Laçit. Tifoz futbolli dhe i kombëtares, megjithatë, Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, zbulohet edhe pak… francez!

Nuk e dimë se më cilën skuadër bën tifo në Shqipëri, por jashtë saj e kemi të qartë, pas fotos së publikuar gjatë pushimeve në Prevallë të Kosovës. Meta shfaqet bashkë me vajzën e tij të vogël me fanelën e Marsejës së drejtuar nga Rudi Garsia…

Më herët, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është shfaqur disa herë me uniformat e Juventusit, sigurisht jo të fushës, por ato të stërvitjeve apo kitet e ndryshme, duke thënë se “thjesht këto më bënë dhuratë, nëse do të me jepte Bajerni, do të mbaja ato të Bajernit…”.

Por, nuk ishte thjesht ashtu, pasi ai në postimet e ndryshme është shfaqur… juventin. Praktikisht, një duel Itali-Francë nga qeveritarët shqiptarë dhe të parët e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *