FOTO/ Pretenduan për prekje me dorë, Goxha nuk e kursen ironinë: Ndonjë 5-she volejbolli?

Bylisi ka marrë ditën e djeshme humbjen e dytë radhazi kundër Teutës. Ndeshja u vendos nga goli në minutën e 11 i Emiljano Vilës, ndërsa rezervoi pakënaqësi të shumta nga ana e ballshiotëve. Këta të fundit kanë mbetur të zhgënjyer nga gjykimi i arbitrit të takimit.

Një prekje e topit me dorë nga lojtarët e Teutës, por që për gjyqtarin nuk ishte penallti solli edhe revoltën e klubit të Bylisit. Pas kërcënimit me largim nga gara, këtë herë është futbollisti Jurgen Goxha ai që nuk i kursen ironitë. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, me anë të një postimi ku ironizon vendimin e arbitrit për të mos akorduar penallti në atë prekje të topit me dorë, teksa shkruan: “Ndonjë 5-she volejbolli a ka ndonjë ekip?”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online