Lionel Mesi zgjodhi që të largohet nga Barcelona dhe e ka vazhduar aventurën e re te PSG. Ylli argjentinas ka mbajtur fjalimin e largimit te katalanasit, ku nuk përmbajti as lotët për vitet e shumta që ka kaluar në skuadër. Në një moment Mesi përdori edhe pecetë për të fshirë lotët.
Kaq mjaftoi që peceta të hidhej në ankand, nëpërmjet platformë “Mercado Libre”. Çmimi është i konsiderueshëm, rreth 1 milion dollarë, për të gjithë të interesuarit që kërkojnë të kenë pecetën me lotët e thara të Mesit. /Sport Ekspres/