Myrto Uzuni ishte befasia e madhe në listën e Silvinjos. Sulmuesi shqiptar u la jashtë nga trajneri në këtë Kampionat Europian, por mbështetja e tij për Kombëtaren nuk ka munguar. Lojtari nga Berati i ka dhënë zemër ekipit kombëtar me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
Uzuni ka shpërdarë dy foto të Kombëtares që feston me tifozët, ndërsa sipër tyre ka shkruar: “Të gjithë të bashkuar mund t’ja dalim. Forca çuna”. Shqipëria luan mbrëmjen e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj, pasi një fitore kundër Spanjës do ta dërgonte përtej fazës së grupeve. Diçka që kurrë nuk është realizuar më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/