Një nga trajnerët më karizmatik të momentit vendos që të lërë gjurmë dhe jashtë fushës. Jose Mourinho pas marrjes së drejtimit të Tottenham, ka kërkuar që skuadra të jetë konkuruese për vendet e podiumit. Diku me fat e diku pa fat, Tottenham renditet në vendin e pestë pas 25 javëve. Megjithatë Mourinho kërkon më tepër rezultate, e më tepër fat.
Këtë herë e tekniku portugez ka vendosur metodën e vjetër, duke prerë flokët zero. Një metodë e ndjekur edhe më herët nga Mourinho fillimisht kur drejtonte Chelsea gjatë sezonin 2006/2007. Dhe rezultati ndodhi. Chelsea fitoi pas asaj kohen 9 nga 11 ndeshje të luajtura.
E njejta histori ndodhi sërish me Chelsean pas rikthimit në vitin 2013. Mourinho pranon se ka përdorur makinën rrojë të Fernando Torres për të qethur flokët e tij. Edhe këtë herë efekti po i njejti. Chelsea fitoi 9 nga 10 ndeshjet e radhës në Premier Lague. Pyetja më e madhe ështe se a do të funksionojë kjo me Tottenham?! Mbetet për tu parë që nga kjo fundjavë, për të vërtetuar nëse vërtet profetësia e flokëve është hajmalia e Mourinhos./Sport Ekspres/