Edhe pse duhen dhe jo shumë orë nga ndeshje mes Shqipërisë dhe Skocisë, trajneri Kristian Panuçi e ka parë si të arsyeshme që t’i angazhojë futbollistë e tij në një seancë të lehtë stërvitore.
Sigurisht nga ndeshja me Izraelin tek ajo me Skocinë koha ka qenë shumë e limituar dhe duhej që shumë shpejt skuadra jo vetëm të rikuperonte energjitë, por dhe të përgatite për një takim tejet të vështirë.
Në këto momente lojtarët kanë zbritur në fushë, siç shihet dhe në foton e mësipërme. Nuk ka ngarkesë për lojtarët, por vetëm disa ushtrime të thjeshta. Sigurisht tekniku Panuçi kërkon që t’i ketë sa më në formë lojtarët e tij.