FOTO/ Nuk e bëri Hungaria e as Polonia! Shqipëria rrit imazhin e saj, ulet në gjunjë para ndeshjes dhe i bashkohet anglezëve

Nëse luhet me Anglinë, e gjithë vëmendja kryesore është nëse kundërshtari do t’i bashkohet aksionit të tyre për të luftuar racizmin. Veprimi është duke u ulur në gjunjë, gjë kjo e cila nuk është respektuar nga ana e Hungarisë dhe Polonisë.

Por nuk ndodhi me Shqipërinë, e cila vendosi që t’i bashkohet nismës së anglezëve, duke u ulur në gjunjë para nisjes së takimit. Një veprim ky për t’u përshëndetur pasi shqiptarëve që janë të shumtë në numër në Angli dhe që gjatë gjithë kohës e kanë vuajtur racizmin mbi shpinë, nuk u takonte kurrsesi që të dilnin kundër kësaj linje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *