FOTO/ Në Spanjë nderojnë Iniestën, reagimi epik i ish-mesfushorit të Barcelonës: Faleminderit që më veshët pantallonat

Andres Iniesta është një nga emrat më të dashur të futbollit spanjoll, teksa përgjatë karrierës së tij u ka dhuruar plot emocione tifozëve të Barcelonës dhe atyre të Spanjës. Mesfushori ka qenë truri i skuadrës blaugrana si dhe Kombëtares andaluziane, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitimin e shumë trofeve.

Ndërkohë në Spanjë kanë vendosur të nderojnë Andres Iniestën me anë të një skulpture që do të inagurohej në Albasete, qytet pranë të cilit është edhe vendlindja e lojtarit, me rastin e 10 vjetorit të fitimit të Kupës së Botës. Megjithatë për shkak të pandemisë, ku inagurim d otë shtyhet në 10 korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa në foton e treguar nga punimi dukej busti i futbollistit spanjoll, por i paveshur.

Puna ka vazhduar përgjatë kësaj kohe dhe Iniesta i gëzohet faktit se këtë herë të paktën i kanë veshur pantallonat. “Faleminderit që më veshët pantallonat”, shkruan me humor në rrjetin social “Tëitter” mesfushori spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *