FOTO/ Ndryshime në imazh për sezonin e ardhshëm, Kukësi u tregon tifozëve fanellat e reja

Kukësi ka bërë ndryshime në imazh për sezonin e ardhshëm. Klubi verilindor ka publikuar mbrëmjen e djeshme fanellat e reja që lojtarët do të mbajnë veshur në edicionin e rij. E para do të jetë një fanellë blu, me një shirit të bardhë te mëngët dhe te jaka. Në mes është e shënuar logoja e sponsorit me ngjyrë të bardhë, ndërsa më sipër në të majtë gjendet stema e klubit dhe në anën tjetër logoja e firmës që prodhon uniformat.

Ndërkohë fanella që do të vishet për ndeshjet ku Kukësi do të jetë visitor është e bardhë. Vijat te mëngët dhe në pjesën e jakës janë të zeza, ashtu si edhe logoja e sponsorit në mes të fanellës. Kukësi ka shpërndarë për tifozët edhe fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, e cila do të ketë ngjyrën e zezë, me ndërthurje të vogla të bardha./Sport Ekspres/

May be an image of text that says "P.K.KUKESI 1930 KEVIN CONSTRUCTION HOME KIT 2022/23"

May be an image of text that says "B.K.KUKEST 1930 KEVIN CONSTRUCTION AWAY KIT 2022/23"

May be an image of text that says "B.M.KUKEST 1930 KEVIN CONSTRUCTION THIRD KIT 2022/23"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online