FOTO/ Murinjo ironizon Gallatasarain me Botërorin e Handball-it, përgjigja e Ikardit: Qaraman

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zhoze Murinjo vazhdon të ironizojë kundërshtarin e tij kryesor për titullin kampion. Portugezi ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram” një postim, ku ka uruar Kombëtaren e Portugalisë në handball, e cila arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Ndërkohë si foto ilustruese ka vendosur një lojtar të Gallatasarait që prek dukshëm topin me dorë. Një ironi për të dëshmuar favorizimin nga arbitrat për skuadrën nga Stambolli.

Ndërkohë nuk ka munguar kundërpërgjigja nga kampi kundërshtar. Ishte Mauro Ikardi ai që reagoi. Sulmuesi argjentinas ka shpërndarë në “story” në “Instagram” foton e një libri për Murinjon, të titulluar: “Qaramani”./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)