FOTO/ Lorik Cana replicon me tifozin: Rri i qetë vëlla, sa të bëhet Kosova Shqipëri nuk më sheh në FFK

Disa ditë më parë u përfol se Lorik Cana mund të kandidonte për president i Federatës së Futbollit të Kosovës. Por lajmi është përgënjeshtruar nga vetë ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë. Cana ka replikuar me një tifoz, i cili kishte komentuar në një postim të faqes “Transferimet e lojtarëve” në “Facebook” me fjalët: “Jo, nuk bën ta lejojmë këtë. Ky ka qenë kundër Kombëtares së Kosovës, le të bëhet president i Shqipërisë”.

Më tej ka ardhur edhe reagimi i vetë Lorik Canës, i cili i është përgjigjur: “Rri i qetë vëlla. Deri sa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF. Unë këqyr punët e mia dhe ti je i kënaqur. Deri atëherë të përshëndes. Të fala nga Gjakova”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *