Interi ka ndryshuar traditën e fanellës për sezonin 2021-2022, pasi ka hequr vijat që ishin karakteristikë e zikaltërve për vite me radhë. Vijat e zeza janë ndërruar me një dizajn që përfytyron ngjyrën e gjarprit.
Megjithatë, Interi ka ruajtur ngjyrën e zezë me të kaltër që është vetë historia e këtij klubi. Gjithashtu këtë sezon , pasi shumë dekadash, Pirelli nuk do të jetë sponsori i fanellës zyrtare. Në ditët në vazhdim pritet që kompanitë të hedhin në ankand ofertën e tyre.
Fanella zyrtare pritet të prezantohet në javën pasardhëse, ku do të mësohet dhe dizajni përfundimtar, me të cilën Interi do të luajë pas muajit gusht. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Finiti gli ultimi dubbi: ecco la nuova prima maglia dell’Inter per la stagione 2021/2022. Calzoncini e calzettoni neri ??? pic.twitter.com/4TMyeq9Y0E
— Daniele Mari (@marifcinter) July 9, 2021