Foto e parë si lojtari i Torinos, mbrojtësi i Shqipërisë largohet nga Empoli për ekipin tjetër në Serinë A

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ardian Ismajli mund të quhet zyrtarisht lojtari më i ri i Torinos. Mbrojtësi shqiptar ka bërë një kalim të ri në karrierën e tij teksa ka kaluar nga Empoli te Torino. Pas shumë vitesh kontribut te Empoli, tani ishte koha për të ndërmarrë një aventurë të re.

Kështu lojtari i Shqipërisë është parë në vizitat mjekësore te Torino para pak minutash. Nëse nuk do të ketë asnjë problem atje, Ismajli do të hedh firmën në kontratë dhe nga sot do të jetë lojtari më i ri i Torinos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres