Lojtarët shqiptarë janë duke lënë përshtypje të mirë edhe në Europë falë performancave të tyre. Në sezonin e shkuar ishte Lokomotiva e Zagrebit që u kthye në një Kombëtare “të vogël” të Shqipërisë, pasi kishte shumë futbollistë me këtë origjinë në përbërje.
Ndërkohë në këtë sezon është Instabulspori që është tërhequr më tepër nga lojtarët tanë, për më tepër që vijnë si produkte të Superiores. Rroca dhe Abazaj ishin dy afrimet e para që rezultuan gjetje për drejtuesit, duke mos ngurruar që të afrojnë në ekip edhe Et’hemin.
Së fundmi është mesfushori Rroca i cili ka shpërndarë një fotografi nga dhomat e zhveshjes, atje ku për më një moment të krijohet përshtypja se do të luajë Kombëtarja. Tre fanellat e futbollistëve shqiptarë vijnë rresht njëra pas tjetrës përpara ndeshjes me Adanaspor, atje ku vetëm Abazaj e ka nisur takimin nga stoli. /Sport Ekspres/