FOTO/ Blerja më e re e Milanit zbarkon në Itali, talenti francez gati të nisë aventurën me kuqezinjtë

Blerja më e re e Milanit ka mbërritur në Itali. Bëhet fjalë për mbrojtësin Pierre Kalulu. Francezi është vetëm 20 vjeç dhe luan të gjitha pozicionet në prapavijë, një cilësi kjo mjaft e vlefshme e tij. Lojtari ishte pjesë e Lionit, megjithëse aktivizohej me ekipin e dytë të gjigantëve francezë, pa pasur mundësinë e debutimit në Ligue 1.

Ndërkohë gazetari italian Gianluca di Marzio ka zbuluar edhe momentet nga mbërritja e Kalulu në Milano. Ky i fundit ka ardhur së bashku me familjen e tij me makinë nga Franca, për shkak të problemeve me fluturimet për arsye të pandemisë Covid-19. Ditën e nesërme talenti 20-vjeçar do i nënshtrohet testeve mjekësore te kuqezinjtë për t’iu bashkuar më pas grupit në stërvitje. Megjithatë lojtari nuk do të ketë mundësi të luajë për pjesën e mbetur të sezonit, kështu që i duhet të presë shtatorin për të zbritur në fushë me fanellën e Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

kalulu 2 GDM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *