Nëpërmjet një matematikë të ngatërrueshme është thuajse e pamundur për tifozët që të arrijnë për të kuptuar shanset e Shqipërisë për kualifikimin në Botëror. Fitimi i grupit pas triumfit ndaj Bjellorusisë në shifrat 3-2 ka rritur së tepërmi entuziazmin, por nga ana tjetër formati i ri i Ligës së Kombeve ndryshon nga periudha e Europianit.
Këtë herë nuk bëhet fjalë si në rastin e Kosovës kur mjaftonin edhe dy fitore të tjera në “gjysmëfinale” dhe “finale” për të qenë kreu i Ligës, që të ofrohet edhe bileta e kualifikimit. Më poshtë i’u paraqitet edhe një formulë lehtësisht e kuptueshme dhe më e thjeshtuar për të kuptuar shanset e Shqipërisë.
Ky format i Ligës së Kombeve i jep dy bileta për t’u përballur në “Play-Off” Kombëtareve që vijnë në renditje si më poshtë:
1-Franca 2-Belgjika 3-Italia 4-Spanja 5-Uellsi 6- Austria 7- Çekia 8-Hungaria 9- Slovenia 10- Mali i Zi 11-Shqipëria 12-Armenia 13-Gjibraltari 14- Ishujt Faroe
Pra ajo që kërkon Shqipëria për të vazhduar më tej është që të paktën 9 Kombëtaret që renditen përpara saj në këtë listë, të përfundojnë në vendin e parë ose në të dytin në kualifikueset e Botërorit. Kështu do t’i hapej rruga edhe Kombëtares, e cila në rastin e fitores së Maqedonisë kundër Armenisë, do të kishte edhe një tjetër Kombëtare përpara saj. Pikët e lëna në grup kanë ndikuar së tepërmi për uljen e shanset të kualifikimit. Kjo pasi është thuajse e pamundur që Çekia, Hungaria, Sllovenia dhe Mali i Zi të marrin vendin e parë ose të dy në grupet e kualifikueseve të Botërorit. /Sport Ekspres/