Ky sezon ishte i fundit në të cilin pamë fazën e grupeve në Champions League. Duke nisur nga edicioni i vitit të ardhshëm, ekipet do të ndeshen në formatin e një lige me 32 skuadra, ku secila prej tyre do të zhvillojë 8 ndeshje në total. 8 ekipet e para sigurojnë kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa ekipet e renditura në pozicionet 9-24 do të ndeshen në play off për të mbërritur në fazën e 1/16-ve.
Por ky format i ri nuk e ka bindur Florentino Perezin. Presidenti i Realit të Madridit ka përveshur mëngët për të krijuar një Super League të re europiane. Mësohet se Perezi ka diskutuar me 50-60 klube të tjera europiane për të ndërtuar një Super League me 3 divizione, që do të shërbejë për të zëvendësuar Champions League-n dhe Europa League-n. Javën e ardhshme do të jepet edhe vendimi i Gjykatës Europiane në lidhje me çështjen UEFA vs Super League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/