Formacioni zyrtar, Panuçi pa surpriza

Shqipëria do të zbresë në orën 19:00 në fushë për të sfiduar Norvegjinë në testin e parë për vitin 2018-të. Do të jetë “Shqipëria e re” e timonierit Panuçi ajo që do të zbresë sot në fushën e stadiumit “Elbasan Arena”. Kur duhet pak më shumë se 1 orë zbulohet dhe formacioni zyrtar që do të zbresë në fushë.Pa surpriza nga ana e timonierit italian, i cili siç pritej dhe ishte raportuar më herët nga “Sport Ekspres” ka bërë disa ndryshime. Në portë nga minuta e parë do të jetë Strakosha, ndërsa para tij do të rreshtohen Hysaj dhe Aliji nga krahët, me këtë të fundit që zëvendëson kapitenin Ansi Agolli. Në qendër do të jetë Mavraj së bashku me Ajetin. Në mesfushë Xhaka do të ketë dy partner të rinj, me Qakën dhe Ramadanin që do të rreshtohen përkrah tij. Një Shqipëri më sulmuese do të shohim në fushë, teksa Sadiku do të ketë mbështetjen e Grezdës nga e majta dhe Roshit nga e djathta. Do të jetë pikërisht fieraku ai që do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë sfidë, pasi është lojtari me më shumë prezenca me kuqezinjtë nga ata që janë në fushë.

Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Berisha, Hoxha, Prenga, Lenjani, Gjimshiti, Lika, Latifi, Lila, Bare, Abazaj, Gavazaj, Cikalleshi, Balaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *