Formacioni më i mirë i javës në Superiore, te Tirana po rilind Kristi Vangjeli dhe shumë nga Kukësi

“Sport Ekspres” paraqet formacionin më të mirë të javës së 7 në Superiore, duke u bazuar në analizën e bërë nga ana e trajnerit Oltijon Kërnaja. Duke parë performancën e ofruar nga ekipet shqiptare ka pasur një dominim të lojtarëve të Tiranës dhe Kukësit, atje ku theksohet rilindja e Vangjelit, “shën Bekaj” dhe njëkohësisht saktësia e madhe përpara portës kundërshtare e Eze të verilindorëve.

Formacioni i javës! Sistemi 1-4-3-3

Bekaj- Çdo javë po tregon se është lëvizja më e mirë e Tiranës në merkato. I sigurt dhe deçiziv në çdo rast që i paraqitet tek porta. Nuabuezen e eklipson ne dy raste, si fillim një rast flagrant, i vetëm perballë sulmuesit dhe pastaj tek penalltia, dy raste kur ndeshja ishte 0-0! Siguria ne portë!

Belica- Një ndeshje e mirë nga qendër mbrojtësi i Partizanit, përballë kishte sulmues të vështirë për karakteristikat e tij, sulmuesit e Teutës janë të shpejt, të shkathët dhe dinë të godasin nga larg, por Partizani asnjëherë nuk u hap në qendër!

Vangjeli- Duket se me skemën e re, me 3 mbrojtës qendre, Dede i ka sheshuar problemet me mbrojtësin me eksperiencë. Paraqitja e Vangjelit në Laç , sidomos në pjesën e dytë ishte për t’u duartrokitur- I rilindur.

Sota- Apolonia kishte nevojë jetike për pikë! Ne ketë ndeshje nuk duhej të pësonte gol. Talenti fierak ishte në një ditë të mirë!  Fitoi duelet, organizoj ekipin nga prapavija.

Hoxha- Kryen mirë detyrat në mbrojtje dhe ishte rrezik konstant në çdo goditje standarte të Teutës.

Batha: Super gol me vlerën e tre pikëve. Vizion loje, qetësi dhe i jepte frymëmarrje ekipit në momentin që Tirana zotëronte topin. Kapiten i vërtetë!

Imeri– Gol për kartolinë! Shumë metra të përshkruara nga lojtari i Vllaznisë, rrezik konstant në çdo top që prekte. Asist dhe gol.

Limaj- Një penallti e realizuar me mjeshtëri dhe tregon shumë klas në një terren të rënduar nga rreshtjet.

Ibrahimi- Sulmuesi i Kukësit po tregon në çdo javë cilësitë e tij që asnjëherë nuk janë vendosur në diskutim. Vlen për t’u theksuar përshtatja e shpejtë me grupin. Lider!

Dunga- Me golin e tij i dha tjetër rrjedhë ndeshjes. E bëri të duket e lehtë që Vllaznia të afrohej më tepër me fitoren, megjithëse nuk ishte aspak e tillë transferta e vështirë e Kastriotit.

Eze- Sulmues 9, tipik, i fortë, i shkathët dhe i saktë para porte. Prek shumë pak topa, por ama realizon sistematikisht në ndeshjet e fundit. Kuptohet shumë mirë me Ibrahimin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *