Formacioni/ Java që përmbylli fazën e parë, këta ishin lojtarët më të mirë të Superiores

Java e fundit e fazës së parë ka prodhuar shumë gola, për të treguar një punë të mirë të fazës së sulmit që kanë bërë skuadrat.

Nga të gjitha ekipet, vetëm Teuta nuk ka arritur të shënojë gol dhe rekordi do të jetë i vështirë që të thyhet në këtë kampionat. Sa i përket formacionit më të mirë, “Sport Ekspres” ka bërë këto zgjedhje.

Isli Hidi e fiton balotazhin me Alban Hoxhën për peshën te goli i pësuar. Të dy gardianët kanë shfaqur një nivel të lartë në mbrojtjen e portës së tyre, por Hoxha ka gabuar në daljen e tij ndaj Gripshit në golin e pësuar, ndërsa Hidi nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj Dungas.

Një meritë të madhe kishin edhe shpatullat e Ignjatoviç, për të dalë pa pësuar ndaj Teutës që vinte si kryesuese. Ndërsa qendrën e mbrojtjes e mbyll Belica dhe Goxhaj, që kanë qenë vendimtar jo vetëm me ndërhyrje, por dhe me golat e parë për ekipet e tyre, përkatësisht me Partizanin dhe Bylisin.

Telushi ishte oksigjeni i Partizanit ndaj Skënderbeut, atje ku u mbizotërua në mesfushë. Më pas ajo perlë nga goditja e dënimit dhe zgjuarsia ndaj murit të korçarëve, ia rrit më tepër vlerat. Krymi është lojtari që i qendron përkrahë, pasi zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Flamurtarit.

Në pjesën e krahëve të sulmit është Abazaj që e fiton për më tepër spektakël dhe shpërthime balotazhin e tij me Xhixhën. Megjithëse në fakt ndaj Teutës është shumë herë më e vështirë se ndaj Luftëtarit, por gjithmonë duhet të bazohemi te ajo që u pa në fushë. Çinari e shoqëron nga krahu tjetër, që me qetësinë dhe saktësinë e tij po arrin të kthehet në njeriun gol tek të kuqtë.

Rroca jep garancinë e munguar në fushë te Kukësi nga ndeshja e fundit ndaj Skënderbeut, ndërsa vetëm në pjesën e vijës së parë të sulmit nuk mund të ketë dyshime. Ajo u përket dyshes Naubueze dhe Shkurtaj që kanë qenë “gjahtar të golit”. /Sport Ekspres/

Formacioni më i mirë i Superiores, java e 9 sipas “Sport Ekspres”

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online