Formacioni i Anglisë që do ta përdori kundër Shqipërisë, ka vend edhe për debutuesin që zbriti mes emocioneve për t’ia treguar ftesën mamasë

Anglia do të përballet kundër Shqipërisë në “Wembley”. “Tre luanët” nuk e kanë siguruar ende vendin e parë dhe për këtë arsye do të japin gjithçka në mbrëmjen e nesërme. Ndërkohë trajneri Southgate është i kushtëzuar edhe nga disa mungesa të rëndësishme kundër Shqipërisë.

Mediat britanike kanë zbuluar formacionin e mundshëm për ndeshjen kundër kuqezinjëve, teksa në sulm do të jetë Harry Kane, i mbështetur nga krahët me Foden dhe Saka. Gjithashtu në fushë pritet që të debutojë edhe lojtari i Arsenalit, Smith Roëe.

Ky i fundit ka marrë ftesën e parë për ndeshjen kundër Shqipërisë. “Është padyshim një ëndërr e realizuar. Nuk e prisja. Sigurisht që kisha planifikuar të shkoja me U21 dhe mora një telefonatë një ditë më parë nga Gareth dhe më tregoi ftesën në ekipin e parë. Ishte një moment fantastik për mua dhe familjen time.

Nëna ime ishte në një kat më poshtë në atë moment, unë isha lart. Zbrita poshtë dhe i thashë për telefonatën. Ishte shumë emocionuese, por ata ishin shumë krenarë për mua dhe mezi prisja të takohesha me skuadrën”, u shpreh Smith. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *