Emocionet e Champions League janë rikthyer sërish për të gjithë tifozët, teksa mbrëmja e sotme kthen në fushë më të mirët e kontinentit të vjetër. Myrto Uzuni prek majën e karrierës së tij, pasi do të plotësojë ëndrrën më të madhe që çdo futbollist shpreson ta kthejë në realitet.
Sulmuesi shqiptar do të jetë një kërcënim për Juventusin që nga minuta e parë, duke nisur titullar për herë të parë në karrierën e tij një ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Skaudrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe talenti nga Berati do të përpiqet të tregojë vlerat e tij përballë një nga klubeve më të mëdha të botës, Juventusti, ndërsa përballë do të ketë idhullin e tij, Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/