Ekipi i parë shqiptar që do të zbresë në fushë për përballjen e dytë në turin e parë të Europa Leagues është skuadra e Laçit. Kurbinasit do të presin në shtëpi skuadrën e Anorthosis, prej orës 17:00, në stadiumin e tyre. Takimi i parë i ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-1 në Qipro, me ekipin tonë që kaloi fillimisht në avantazh, por u përmbys nga vendasit.
Skuadra e trajnerit Besnik Prenga ishte ekipi më dinjitoz shqiptar në Europa League, pasi i përballoi mjaft mirë qipriotët, ndërsa sot mund të synojë mrekullinë. Diferencat në buxhetet e skuadrave janë të frikshme, por futbolli nuk është shkencë ekzakte, prandaj është i bukur.
Tekniku vendas ka menduar të hedhë në fushën e lojës një formacion sulmues. Ai ka rreshtuar ekipin e tij 4-3-3. Nuk do të ketë ndryshime nga ndeshja e parë, ndërsa shpresat për shënimin e golit mbahen te Uzuni, Kendes apo i riu Hodraj. Miqtë janë kundërpërgjigjur me një 4-4-2 të pastër.
17:00/ Laçi – Anorthosis
Formacionet zyrtare: