Kosova do të luajë sot ndeshjen e saj më të rëndësishme që pas anëtarësimit në FIFA dhe UEFA. Skuadra e Bernard Shaland ka mundësinë ideale për të fituar grupin 3 të Ligës D, pasi do i mjaftonte dhe një pikë ndaj Azerbajxhanin.
Në arenën e mbushur plot e përplot “Fadil Vokrri” ekipi i “dardanëve” do të ruajë vendin e parë, të ngjitet në Ligën C dhe të kualifikohet në gjysmëfinalet për të synuar biletën që të çon në Europian duke u shpallur si fituese e Ligës D.
Sa i përket formacioneve, bie në sy që nga minuta e parë e nis në portën e Kosovës portieri i Sitit, Arjanet Muriqi. Një skuadër sulmuese dhe e gatshme për të shkruar historinë.