Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, duhet të bëjë pa dy lojtarë kryesorë në ndeshjen e sotme me kurbinasit. Simo Rrumbullaku nuk ia ka dalë që të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi ka një problem në kofshën e djathtë. Po ashtu, në seancën e djeshme shqetësime ka shfaqur dhe kapiteni Ylli Shameti, i cili nuk do të jetë në fushë. Vendin e Rrumbullakut dhe Shametit do ta zënë Imami dhe Hoxha. Bie në sy që me skuadrën për këtë takim janë grumbulluar disa lojtarë të rinj, ku për të parën herë do të jetë dhe Klevis Sadiku.
Formacioni i mundshëm i Kukësit (4-2-3-1)
Koliçi (Frashëri) – Zhderiç, Alla, Hoxha, Imami – Musolli, Dzaria – Idrizi, Shkodra, Kale – Guri
Laçi i plotë, kthehet edhe Gentian Selmani
Në sezonin 2012-2013 Kukësi priste Laçin në gjysmëfinalen e kthimit në shtëpi dhe atëherë kurbinasit morën një barazim pa gola, çka i kualifikoi në finale. Do synojnë që të përsërisin historinë, por këtë herë me një rezultat disi më të vështirë për t’u arritur, pasi do u duhet ose të marrin fitoren ose të barazojnë me gola në “Zeqir Ymeri”, Skuadra e Gentian Mezanit nuk po kalon një moment dhe aq të mirë, teksa ka lëshuar jo pak terren në kampionat duke zbritur në vendin e pestë, por në Kupë gjithnjë bardhezinjtë janë konsideruar ekspertët e këtij trofe, pasi e kanë fituar 2 herë në 5 vitet e fundit. Heshtje para ndeshjes ndoshta më të rëndësishme të sezonit, pasi e dinë se duhet të zhvillohet ndeshja perfekte për të nxjerrë Kukësin në formë jashtë nga kompeticionin i dytë për nga rëndësia.
Këtë edicion Laçi ende nuk ka mundur që ta gjejë rrugën e rrjetës ndaj kuksianëve, por kjo është ndeshja që më shumë se kurrë duhet kontributi i reparti të avancuar. Ndaj Kukësi rikthehet dhe kapiteni i skuadrës Gentian Selmani, çka ofron një garanci mjaft të madhe pas. Kupa është trofeu që jo vetëm të jep një trofe, por dhe të garanton pjesëmarrjen në Europa League. Në kompeticionin e Kupës Laçi është Superior ndaj Kukësit, pasi ka mundur që t’i eliminojë një herë në gjysmëfinale, por dhe t’i mundë dhe në Kupë një herë, kundrejt një finaleje të fituar nga Kukësi. Te Laçi e dinë dhe janë të përqendruar për të bërë ndeshjen më të mirë të sezonit sot në “Zeqir Ymeri” pasi vetëm kështu mund të preket finalja e radhës.
Formacioni i mundshëm i Laçit
Selmani – Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini – Lulaj, Jonuzi, Kallaku – Nika, Uzuni – Rexhinaldo