Kosova luan sot një ndeshje mjaft të rëndësishme. Dardanët do të përballen në transfertë me Zvicrën, duke nisur nga ora 20:45. Megjithëse përballë kanë ekipin më të fortë në letër të grupit, Kosova luan pa yjet e saj.
Zhegrova dhe Rrahmani nuk u grumbulluan, ndërsa Rashica e Muriqi janë të dëmtuar. Ndërkohë në krahun tjetër do të luajnë nga minuta e parë edhe Xhaka me Shaqirin. Kështu, ndeshja do të nisë me 13 shqiptarë në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/