Kosova nis sot udhëtimin e saj në Ligën e Kombeve me shumë besim se do të bëjë shumë herë më mirë se në kualifikueset e Europianit. Përfaqësuesja kosovare do të ndeshet sot në orën 18:00 me Azerbajxhanin, një nga skuadrat më të forta të Ligës D.
Sa i përket kualitetit, skuadra e Shaland ka më shumë kualitet dhe cilësi se të gjitha ekipet e kësaj Lige. Një sukses sot do t’i hapte udhë pretendimeve të Kosovës për të triumfuar grupin e tyre, pasi së bashku në grupin e tyre janë dhe Ishujt Faroe dhe Mala.
Pak minuta më parë janë zbuluar dhe formacioni që Kosova do të hedhë në fushë për takimin me Azerbajxhanin. Një formacion mjaft sulmues dhe me synimin e qartë për të mos dalë minimalisht pa pikë nga kjo transfertë. Surpiza në zgjedhjet e stafit teknik mund të jetë ajo e aktivizimit të Zhegrovës në vedin e Rashicës!