Forca e zakonit/ Edhe 5 javë për të thyer rekordin, “gladiatori” Gjasula abonohet me kartonin e verdhë

Nëse ka një gjë që “gladiatori“ shqiptar nuk e ndryshon dot, është ai i të ndëshkuarit me kartonë. Një “forcë e zakonit” kjo që është kthyer në pikën e dobët të Klaus Gjasulës, megjithëse për klubin e tij dhe për Kombëtaren është një lojtar me peshë në fushën e lojës. Por ndëshkimit nuk i ka shpëtuar as mbrëmjen e sotme, teksa në ndeshjen që Paderborni zhvilloi në transfertë kundër Augsburgun, Gjasula pa sërish dorën e arbitrit t’i drejtonte kartonin e verdhë pëpara syve.

Kartoni i marrë në minutën e 52-të ishte i 3-ti në po aq ndeshje radhazi, ndërsa në total numëron 15 të tillë përgjatë këtij sezoni. Ndërkohë rekordi për numrin më të madh të kartonëve të verdhë të marrë nga një futbollist në Bundesligë mbahet nga polaku Tomas Hajta, me 16 të tillë. Një rekord ky që me shumë ngjasa do të thyhet nga Gjasula deri në fund të sezonit. Duke qenë se ndeshja e radhës do të jetë pushim për lojtarin kuqezi, për shkak të plotësimit të numrit të 3 kartonëve radhazi, atëherë i mbeten edhe 5 ndeshje për të thyer këtë rekord jo dhe aq pozitiv, nga i cili e ndan vetëm një i verdhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *