Foli edhe me Tuchel-in/ Broja lë grumbullimin në SHBA me Chelsea-n, pranë akordit personal me klubin e ri

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar la grumbullimin e Chelsea-t në SHBA pas dëmtimit të pësuar. Lojtari 20-vjeçar është kthyer në Londër, ku do të mbyllë edhe negociatat për të ardhmen e tij. Eksperti i pagabueshëm i merkatos, Fabrizio Romano, njofton se West Ham-i është fare pranë arritjes së akordit në termat personale me Armando Brojën.

“Armando Broja do të sqarojë shumë shpejt të ardhmen e tij. West Ham-i është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Brojën për kushtet personale, bisedimet në vazhdim me Chelsea-n. Ka shumë klube të interesuara për të. Broja është duke u kthyer në Angli, siç raporton Adam Newson”, shkruan Fabrizio Romano në faqen e tij zyrtare në “Twitter”.

Ndërkohë, gazetari i “CBSSports”, Ben Jacobs, tregon se Broja ka folur personalisht me Tuchel-in për të qartësuar të ardhmen e tij. “Broja foli me Thomas Tuchel-in për të marrë pak qartësi për të ardhmen e tij afatgjatë. U përsërit se Chelsea nuk dëshiron ta shesë atë. Pra, tani shumë varet nga vetë Broja. West Ham-i është duke shpresuar se ai do i kërkojë Chelsea-t të largohet përgjithmonë, pasi ka shitur lëvizjen për të qenë pjesë e ekipit të parë”, shkruan Ben Jacobs në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online