“Fola me Xhixhën në telefon”, Hasani tregon çfarë i tha Redonit pas dy golave: Punën tënde po e bëj unë

Tirana e ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit në krye të klasifikimit. Bardhelbutë kanë mposhtur Erzenin me rezultatin 2-0 në stadiumin “Niko Dovana“. Ishte Hasani ai që i dha tre pikët kryeqytetasve, duke e dërguar topin dy herë në portën e shijakasve. Pas përfundimit të ndeshjes trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Ti Bo Gol“ në “Oversport“.

Hasani (Tirana): “Ndihem mjaft mirë. Edhe Redon Xhixha më ka thënë që duhet të shënosh dhe të më zëvendësosh me gola. Sot e bëra mirë. Kemi humbur një lojtar shumë cilësor. Tirana ka marrë një lojtar shumë cilësor me shumë peshë (Abazaj). Nuk e di si do të na përshtasë trajneri. Sapo isha në video-call me Xhixhën. Më uroi për dy golëshin, ndërsa unë i thashë që ‘punën tënde po e bëj unë’”.

Abazaj (Tirana): “Më mirë se kaq nuk mund ta nisnim. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ecurinë dhe objektivat që kemi. Ishte një ndjesi e veçantë, sepse prej shumë vitesh kam qenë suportues i Tiranës. Nuk jam akoma gati 100%. Në ditët në vijim do bëj maksimumin që të vij në formën që kam qenë më përpara. Dihet që tifozët atë punë kanë, por unë jam profesionist. Kam pasur një dëmtim për 2 muaj e gjysmë dhe e bëra për fajin tim. Mendova të rekuperohesha sa më shpejt dhe dëmtova veten”.

Shehi (Tirana): “Që ishte një ndeshje e vështirë e dinim. Skuadër (Erzeni) shumë e fortë, agresive, me shpirt gare. Mos të harrojmë që kishin 26 pikë, vetëm 5 pikë pas nesh. Ishte një situatë e vështirë për ne. Dy lojtarët e afruar rrezikonin të mos na federoheshin. Mos të harrojmë që në momentin e fundit iku Xhixha, iku Limaj. Nga ana e karikimit të skuadrës, asnjëherë nuk kishim bërë 3 fitore rresht në këtë kampionat. Ky ishte një test karakteri. Një test karakteri për të provuar i arrijmë dot këto objektiva apo jo. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm që na pret një rrugë e gjatë përpara dhe duhen vlerësuar kundërshtarët. Kampionati kështu është, herë luajmë ne të parët, herë luan kundërshtari.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online