Enea Mihaj gjeti golin e tij të parë me fanellën e PAOK-ut dhe kënaqësia për mbojtësin shqiptar ishte e dyfishtë duke ditur se i shënoi një klubi si Olimpiakos. Një talent që nuk ka pasur minutat e duhura në këmbët e tij në radhët e skuadrës greke, por që me rastin e parë që iu dha diti ta shfrytëzonte sa më mirë.
Fjalët e mira për të nuk mungojnë as nga Alban Bushi. Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë ka dhënë një intervistë për “Metropolis 95.5” në Greqi, ku ka vlerësuar mbrojtësin kuqezi. Bushi zbulon gjithashtu se ksihte pasur edhe një bisedë me Rejën në lidhje me Mihajn, por tekniku Italian është i bindur se e dëshiron në ekipin A. Më tej ish-lojtari i Kombëtares flet edhe për të ardhmen e tij dhe tregon se ka disa oferta nga kampionati shqiptar dhe po i shqyrton, duke pohuar kështu në një farë mënyre edhe zërat për të zënë vendin e Shehit në pankinën e Kukësit.
“E pashë dhe ishte shumë i mirë. E dija që ai nuk do të luante menjëherë. PAOK është një ekip i madh dhe ai ishte i vogël. Ai është një ndalues ??i shkëlqyeshëm , ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Nëse është në një ekip që luan normalisht ai mund të bëhet një lojtar i madh për ne.
Mihaj gjithashtu mund të luajë me U21, por trajneri ynë e ka atë në ekipin e madh. Ne biseduam sot me trajnerin tonë për Mihajn dhe ai e dëshiron atje. Tani ka filluar të luajë dhe kjo është mirë për ne. Ai punon shumë. Nuk flet shumë dhe është një fëmijë i mirë, por në stërvitje kurrë nuk ndalet sepse dëshiron të bëhet një lojtar i madh. Ky është karakteri i tij. Ai nuk do të ndalet sepse shënoi gol. Është një fëmijë i vogël që do të luajë sepse ka shumë vite përpara. Për momentin në Shqipëri të gjithë janë 22-23 vjeç dhe ne kemi një të ardhme. Mihaj është një prej tyre. Ne nuk kemi folur tani, por unë e shoh atë nga larg dhe besoj shumë te ai. Ka një zemër të madhe. Për t‘u zhvilluar duhet të luajë 20-25 ndeshje çdo vit. Ne kemi, për shembull, një lojtar të talentuar në Verona që Juventusi e dëshiron.
E ardhmja? Kam 6 vite që jam këtu. Janë disa ekipe në Shqipëri që më kërkojnë dhe po e mendoj këtë gjë, pasi dua të punoj çdo ditë dhe jo çdo 2-3 muaj“, ka thënë Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/