“Fola me ish-trajnerin Cela, e kam shok dhe na duheshin informacione”! Mema debutoi me fitore ndaj Vllaznisë: Është fitorja e ekipit, jo e Ardit

Ndeshje emocionuese dhe surpriza janë prodhuar në ditën e sotme të Superiores. Bylisi ka arritur të fitojë në minutat e fundit ndaj Egnatias në shifrat 1-0. Ekipi i Duros ka dominuar dhe kishte shumë raste të pastra për të shënuar. Por në minutat e fundit kishte kundërsulme nga të dy krahët.

Bylisi përfitoi dhe arriti të shënonte me Flamur Ruçin në të 92. Ky futbollist ia dedikoi golin vëllait që iu nda nga jeta vetëm pak ditë më parë. Egnatia ishte e pafuqishme për të reaguar dhe nuk mundi të shfrytëzonte rastet e saj që rezultati i këtij takimi të kishte tjetër fat.

Nga ana tjetër Vllaznia ndodhet në krizë dhe shumë larg objektivit për t’u shpallur kampion. Shkodranët kanë humbur me shifrat 1-0 ndaj Kastriotit në transfertë. Kruja do të ndëshkohej me karton të kuq në pjesën e parë dhe ia vështirësoi së tepërmi punën shokëve të ekipit. Në minutën e 66 ishte Zogaj që i dha fitoren krutanëve. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Oversport”:

Mema: “Kjo është fitorja e ekipit, jo e Ardit. Vllaznia na vendosi në vështirësi në shumë momente për shkak të dëmtimeve që kemi. Unë e gjeta ekipin me katër lojtarë mangut. Unë jam shok me ish-trajnerin Cela, e kam takuar para ndeshjes pasi më duheshin informacione për këtë skuadër. Puna e trajnerit matet me rezultate dhe jo më fjalë”.

Shpëtim Duro: “Ne dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Ky është futbolli, diferencat në kampionatin shqiptar janë shumë të vogla dhe nëse nuk impenjohesh maksimalisht, merr goditje. Bylisi po priste në gjysmëfushë dhe ka kundërsulm të shpejtë, në fund u ndëshkuam. Kam folur këto ditë me ekipin dhe nuk kishte eufori. Ua kisha thënë se me Bylisin do të jetë më e vështirë se me Vllazninë. Ua kisha thënë se do të ishte shumë e vështirë nëse nuk shënojmë. Kjo duhet të shërbejë si një mësim, duhet të përqendrohemi për ndeshjen tjetër”.

Mirel Josa: “Jam i zhgënjyer me rezultatin dhe sesi u humb ndeshja. Ne ishim superior karshi Kastriotit, u munduam që t’i dominojmë edhe me 10 lojtarë. Kemi humbur raste të pastra, kështu e ka futbolli, duhet të jemi më të vëmendshëm. Më pëlqeu shumë iniciativa e lojtarëve dhe fakti se krijuam raste edhe me 10 lojtarë. Ne duhej të ishim treguar më të qetë përpara se të pësonim golin, nuk kam kritika pas pësimit të golit sesi luajmë”.

Bellai: “Flamurit iu nda nga jeta vëllai dhe ditën tjetër erdhi në stërvitje, donte të hiqte stresin. Pastaj u kthye dhe arriti të shënonte gol për ta dedikuar vëllait. Është një shembull në jetë, jo vetëm në futboll. Zëvendësimet që ne kemi bërë ishin të mira. Kemi humbur shumë raste para portës, në katër raste duhej ta gjenim një gol. Kjo fitore na jep oksigjen. Nuk e besoja se sot do të fitonim. Por duke krijuar rastet sot, mendova se Zoti do të na ndihmoj për të shënuar dhe na ndihmoj”.

Ruçi: “Ishin ditë jo të lehta dhe më janë gjendur të gjithë pranë. Sot më ka ndihmuar vëllai nga lart dhe ky gol është për të. Jam i lumtur për golin dhe për tre pikët e marra, na kishin munguar pasi kishim marrë rezultate jo të mira”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online