“Fola me Dukën, shpreson në mbylljen e kampionatit”! Reja tregon: Kam shumë dyshime, mua më duket…

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka folur sa i përket situatës së Koronavirusit në Europë dhe ndikimit që ka te futbolli. Shumë kampionate bën pezullime të përkohshme dhe po i shohim në kohët e fundit që afatet po shtyhen sërish, pasi gjendja nuk është qetësuar, përkundrazi, në disa vende lufta vetëm sapo ka nisur.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Reja, që tregon edhe telefonatën e bërë me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën. Shpresa është e madhe që të vazhdohet kampionati deri në përfundim, por gjasat duken të pakëta, pasi po mungojnë lajmet pozitive për luftimin dhe largimin e këtij virusi.

“Kjo lloj pandemie duhet të ndalet, por përkundrazi, po rritet gjithmonë e më tepër. Kjo më lëndon më shumë mua. Unë fola edhe me presidentin tim te Federata Shqiptare e Futbollit. Ai shpreson se kampionatet do të mbarojnë deri në fund, por kam shumë dyshime, mua më duket se është vërtetë e pamundur”, tha Reja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online