“Fluturon Kuqi”/ Kosova U-21 e ka vendosur për trajneri e ri, nuk do të jetë Orges Shehi

Nga Klaudio Ndreca

Shefki Kuqi ka qenë një prej futbollistëve shqiptarë më të njohur në Europë. Që në kohët më të hershme, atëherë kur pak prej futbollistëve tonë luanin në nivele të larta europiane, arriti të provonte shijen e “Premier League”.

Me klubin e Sëansea, Kuqi fitoi edhe zemrën e tifozëve dhe vazhdon të kujtohet prej tyre, si lojtari me festimin më të pazakontë. Kuqi festonte pas golit, sikur të ishte në një “pishinë” ku mund të hidhet pa e vrarë mendjen gjatë. “Fluturo Fin”, ishte kjo mënyra sesi e përshëndesnin në Angli.

E pikërisht do të jetë ky profili i përshkruar që do të marrë drejtimin e Kosovës U-21. Në Kosovë e bëjnë thjesht si fakt të kryer se presidenti i FFK-së, Ademi, e ka marrë vendimin e tij përfundimtar duke shkarkuar Prekazin.

Pas rezultateve negative që kanë marrë dardanët e vegjël, atje ku gjendeshin në të njëjtin grup me Shqipërinë, u vendos për ndryshimin e trajnerit. Një nga emrat më të përmendur ishte afrimi i Orges Shehit, por në Kosovë kanë vendosur për Shefki Kuqin që vjen me njohuri të shumta nga futbolli anglez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *