Pas atij barazimi zhgënjyes të marrë ndaj Slavias së Pragës në Champions League, Interi rikthehet të fitojë derbin me Milanin. E kush tjetër veçse Antonio Conte-s mund ta bënte një gjë të tillë, për tê ngritur moralin e lojtarëve?
Milani i Giampaiolos duket se e ka humbur tërësisht busullën duke marrë shumë herë vërshëllimat e tifozëve. Për t’u veçuar ishte ai gol i Lukakut, që me një kërcim të fuqishëm, i ka befasuar të gjithë duke lënë në vend Romagnolin, për të mbyllur takimin në 0-2. /Sport Ekspres/