Florian Marku zgjedh rrugën e re në karrierë, do të zhvillojë ndeshje në Kosovë pas… Air Albania

Pas fitores në “Air Albania” ndaj boksierit meksikan Miguel Parra Rodriguez, Florian Marku ka dhënë lajmin e mirë për tifozët shqiptarë. Në një postim në Instagram, boksieri nga Lushnja u premtoi fansave se vitin e ardhshëm do të ndeshet në Kosovë.

“Vitin e ardhshëm do ndeshem në Kosovën tonë të bukur”, shkruan Marku. Marku ka një rekord fantastik me 12 fitore dhe asnjë humbje dhe dëshiron që ta mbajë këtë seri fitoresh pozitive, dhe pse jo një sukses në trojet shqiptare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *