Flokët e Nejmar, Gjermania, Sampaoli dhe VAR, të gjitha dështimet e Botërorit 2018

Kontrolli i topit dhe goli i Leo Mesit apo “trivela” e Kuarezmës rrëmbyen zemrat e tifozëve. Ashtu si edhe festa e Panamasë, golat e Meksikës dhe Koresë. Por, në Botërorin 2018 në Rusi ka të tjera episode që nuk harrohen lehtë dhe që nuk duhet të përsëriten. Kjo është një listë.

Gjermania e Lëv
E paevitueshme të jenë në vendin e parë. Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania u eliminua në fazën e grupeve dhe kjo i ndodhi si kampione në fuqi. Katër vjet pas paraqitjes së shkëlqyer në Botërorin në Brazil, “panzerat” u shfaqën si një skuadër e shpërfytyruar, duke u mposhtur nga Meksika dhe Koreja e Jugutn dhe e mbylli Grupin F në vendin e fundit. Zhgënjim total.

Arbitrat dhe VAR
Edhe pse sistemi me asistentë video duket se ka ndikuar për mirë në mbarëvajtjen e ndeshjeve dhe në episodet e dyshimta, arbitrat e veshur me uniformë, por qëndrojnë të ulur në studio televizive nuk janë imazhi më i bukur që mund të shihet. Nuk është faji i tyre, kjo ka qenë veto e FIFA-s.

Ndeshjet pa interes
Minutat e fundit të takimeve Japoni-Poloni dhe Francë-Danimarkë ishin një spektakël i shëmtuar. Ekipe që nuk sulmonin dhe pasime të pafundme ndërmjet mbrojtësve ishin një pamje e cila nuk shihej prej dy dekadash. Dhe askush nuk ia ka ndjerë mungesë.

Tatuazhet e Sampaolit
Në humbjen 3-0 të Argjentinës me Kroacinë, përveç skuadrës që luante e paorientuar dhe pa dëshirë, një tjetër pamje që mund të kursehej ishte ajo e trajnerit Sampaoli, në momentin kur hoqi xhaketën dhe qëndroi në stol me bluzë me mëngë të shkurtra. Tatuazhet e shumta në duar të krijonin idenë sikur nuk bëhej fjalë për trajnerin e “albiçeslestëve”, por për një motorist të ndodhur aty rastësisht.

Autogoli i Buhaduz
Në një Botëror që ka shënuar rekordin e autogolave, plot 9 të tillë, më i keqi mund të klasifikohet ai i Buhaduz të Marokut. Mbrojtësi shënoi në portën e tij në minutën e 95-të në ndeshjen kundër Iranit, duke ndikuar në mënyrë të drejtë për drejtë në ecurinë e skuadrës së Renard.

Flokët e Nejmar
Brazili nuk fitoi në ndeshjen e parë, sepse askush nga lojtarët nuk arrinte të përqendrohej. Faji ishte i flokëve biond të Nejmar, që u bë objekt talljesh në internet, me yllin e “seleçaos” që pasqyrohej sikur kishte vendosur në kokë makarona. Për fat, menjëherë më pas ndërhyri një berber. Në ditët në vijim u fol vetëm për lotët e Nejmar dhe nuk përjashtohet që ndryshimi i pamjes të ketë lidhje.

Festa e Batshuaji
I famshëm për faktin se është i aftë të postojë në rrjetet sociale vetëm një sekond pas përfundimit të ndeshjeve, sulmuesi i Çelsit u bë i famshëm për festën e golit të Januzajt ndaj Anglisë. Batshuaji e goditi topin fort drejt shtyllës, dhe prej aty i përfundoi në fytyrë. E pakonceptueshme.

Mushkonjat në fushë
Në një turne që u karakterizuar nga problemet e organizimit, distancave dhe të motit, problemi më i madh rezultuan të ishin mushkonjat. Prania e tyre u ndje edhe në Kaliningrad, por epiqendra ishte në Volgograd, aty ku kanë ndërprerë stërvitje, lidhje direkte televizive dhe festimet e tifozëve. Mushkonjat ndikuan edhe në ndeshjen Tunizi-Angli. Organizatorët rusë ndërhynë duke hedhur ilaç kundër insekteve me helikopterë. Dukej si film apokaliptik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *