Shqipëria U-21 ka fituar në përballjen kundër Kosovës U-21 dhe shpreson ende për kualifikim. Tani kuqezinjtë kërkojnë fitoren kundër Anglisë dhe njëkohësisht që Andorra të marrë pikë në transfertën kundër Austrisë.
Por Alban Bushi mungoi në ndeshjen kundër Kosovës për shkak se u infektua nga pandemia. Në një prononcim për “Top Channel”, trajneri i Shpresave tregon emocionet e shijimit të fitores nga shtëpia.
“Dy ditë përpara ndeshjes rezultova pozitiv nuk e di se si pasi nuk kam asnjë shenjë, vetëm temperaturë përpara 10 ditësh.
Emocion i madh dhe në momente të caktuara nuk dija çfarë të bëja e ku ti shfryja, flisja me televizorin”, u shpreh Bushi. /Sport Ekspres/