Bajerni i Mynihut po shkon drejt fundit të sezonit me vetëm një trofe të fituar. Shkaku për ecurinë e dobët të gjigantëve gjermanë gjendet në dhomën e zhveshjes. Sipas medias “Kicker”, lojtarët e huaj nuk arrijnë të kuptojnë analzat taktike të trajnerit të tyre.
Sipas këtyre futbollistëve, Nagelsmani flet shumë shpejt. Duke qenë se tekniku i ri flet një gjermanishte të rrjedhshme, lojtarët të cilët janë të huaj e kanë të vështirë të kuptojnë atë çfarë ai dëshiron të përcjellë, duke qenë se nuk e kuptojnë në mënyrë të përkryer gjuhën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/