Flet për Kukësi-Partizani, profesor Kabo: Del një gjyqtar nga Sukthi e thotë e pashë unë, ai Muntari e bëri 30 metra

Profesor Kabo është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ndërsa flet se Partizani ka pasur disa mangësi nga gjykimi deri tani në kampionatin shqiptar. Këtu nuk flitet vetëm për derbin, ndërsa kthen pas edhe golin e quajtur të Abazajt në përballjen ndaj Partizanit.

“Kthehemi pak pas në kohë, në ndeshjen ndaj Kukësit. Del një gjyqtar aty nga Sukthi dhe thotë e pashë unë dhe ishte gol. Po çfarë thua mo zotëri, se ishte 20-30 cm. Goli i Muntarit ishte 20-30 metra brenda ndaj Juventusit dhe nuk ia dhënë. Përse ndaj Tiranës ka karton të kuq nga rivalët? Kjo nuk është rastësi. Unë nuk po them që po e ndihmojnë, nuk doli nga goja ime kjo”, ka thënë Kabo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *