Flet edhe për trajnerin grek! “E dashuroj Greqinë, por kam gjak shqiptari”! Florian Marku: Conor-in e mund vetëm me një dorë

Më 25 shtator Florian Marku do të rikthehet përsëri në ring. Dëmtimet janë hedhur pas krahëve dhe tani ka ardhur koha për të synuar titullin e parë kampion. Boksieri shqiptar i pëlqen sfidat e vështira dhe do të ndeshet në stadiumin e Tottenham-it nën sytë e 70 mijë spektatorëve me kampionin Maksim Prodan. Marku ka dhënë së fundmi disa intervista ku flet gjerë e gjatë mbi duelin e ardhshëm dhe për trajnerin e tij që vjen nga Greqia.

“Është ëndërr e madhe që të ndeshesh në një stadium si i Totenhemit. Them se ndodh njëherë në jetë. Po të shkoj në Shqipëri, nuk e gjej një stadium me 70.000 tifozë. Është mundësi fantastike që të tregoj se kush jam. Njerëzit do të thonë gjithmonë diçka edhe nëse fiton me Knock-Out. Për mua gjithçka fillon nga zero, nis tani. Është mundësia e jetës, nisja e nivelit tjetër, e fitimit të parave dhe emrit tim.Conor Ben? Cdo version i tij nuk mund të kapet me versionin më të keq të Florian Markut. E mund vetëm me dorën time të majtë.

Edhe në formën time më të keqe, nuk mundet. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Shkodran Mustafi do të jenë në stadium për mua. Trajneri im? E kam nisur që 12vjec me të. Ato që di në boks, ky mi ka mësuar. Ndihem mirë kur kam afër një njeri që më njeh brenda dhe jashtë ringut. Tani do i tregojmë botës se kush jemi ne. Jam shumë i lumtur, pavarësisht se është grek, unë e dua shumë Greqinë. Jam rritur në Greqi, familjen e kam pasur shumë vite atje. Pavarësisht historive tona, e dashurojë Greqinë, kam 16 vite atje. Selaniku është nga vendet më të bukura në botë. Por gjakun e kam shqiptar, e dua Shqipërinë me shpirt dhe jam krenar që jam shqiptar”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *