Flet edhe për formën e Zlatan Ibrahimoviç, trajneri i Milanit i gëzohet fitores së radhës në Seria A

Milani fitoi ditën e djeshme ndaj Torinos me rezultatin 2-0 duke u rikthyer dhe njëherë tek rezultatet pozitive pas humbjes kundër Juventusit. Trajneri Pioli ishte mjaft i lumtur me tri pikët e mara, teksa në prononcimin pas mediave u shpreh se e priste reagimin pozitiv nga skuadra e tij.

Gjithashtu tekniku italian ka marë një lajm tjetër fantastik, ku lideri i skuadrës, Zllatan Ibrahimoviç është shëruar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën në sfidën e të martës. Suedezi u aktivizua në minutën e 84-të, kur ndeshja ishte dy me zero. Vetë trajneri Pioli u shpreh se Ibrahimoviç është mjaft i fortë jo vetëm fizikisht por edhe në ato që bën.

“Gjithçka ishte me program. Ai duhej të riaftësohej plotësisht dhe e bëri. Nëse ai do të kishte kaluar testet e  fundit, mund të luante një pjesë të plotë, tani le të shohim se çfarë zgjedhjesh do të bëjmë për të martën. E rëndësishme është që problemi i muskujve është larguar, tani duhet të kapë formën. Zlatan është shumë i fortë në gjithçka që bën, është një ndihmë e madhe për të gjithë.”- u shpreh Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *