Flet edhe Marantas, këtu ndiqni të gjitha intervistat e trajnerëve të Superiores

Në javën e gjatë të Superiores janë mbyllur ndeshjet ku Bylisi fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Flamurtarit, Luftëtari barazoi në shifrat 1-1 ndaj Laçit, Teuta mposhti Kukësi 1-0 dhe Vllaznia me fitoren e thellë 4-0 ndaj Skënderbeut. Më poshtë mund të shihni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”

Shpëtim Duro (Kukësi): “Arbitri ka qef t’i jap penalltitë. Janë dy humbje në Ballsh dhe këtu tani që janë me penallti të diskutueshme. Dua që ta shoh prapë përsëritje pamje. (Pasi e sheh). Nuk ka se çfarë të thuhet këtu. Një skuadër që pretendon për titullin kampion dhe të jetë kjo skenë. Nuk kemi pasur raste të pastra sot, por ka meritë edhe kundërshtari”.

Dovedan (Bylisi): “Nuk kemi luajtur mirë sot, nuk kemi luajtur edhe aq mirë. Ne presim edhe më shumë. Ne duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë ndaj çdo kundërshtari. Ne kemi pasur disa probleme në mesfushë sot, ky ka qenë edhe problemi ynë. Presidenti ka ardhur dhe ka thënë se ishte i kënaqur me rezultatin e marrë”.

Mirsad Jonuz (Vllaznia): “Dua të them diçka shumë të rëndësishme. Unë kam dy muaj këtu në Shqipëri. Në 20 vitet e mia të karrierës, kjo ka qenë periudha më e vështirë. Ka pasur probleme e probleme. Tifozët i duhen kësaj skuadre. Bëj analiza për të gjitha ndeshjet dhe ne kemi pasur shumë shanset”.

Bledi Shkëmbi (Teuta): “I kënaqur me pikët dhe pjesën e dytë. Në të parën bëmë shumë gabime, madje edhe nga ato elementaret. Por për fatin e mirë ndryshuam në 45 minutat e dyta. Të na kthehet besimi është gjëja më e rëndësishme. Ka nevojë për përmirësim pasi edhe Kallaku, nuk është ai që ne presim”.

Sulejman Starova (Laçi): “Nuk jam i kënaqur pasi ne erdhëm për ta fituar ndeshjen. Ne i bëm të gjitha përpjekjet, madje duke fituar edhe një sulmues të pestë, por Luftëtari po mbrohej me shumë forca. Nuk kemi asnjë lloj krize, nuk e di se përse e thoni. E përsëris që nuk ka krizë dhe jemi të gjithë në një vend, pa diferenca të larta mes ekipeve”.

Ilir Daja (Skënderbeu): “Nuk i shmangem përgjegjësisë në këtë humbje. Lojtarët me eksperiencë po gabojnë në pasimin e fundit, pa harruar që po pësojmë shumë mbrapa. Kjo ka qenë një nga më të dobëtat në 6 javë. Duhet të jemi më të thjeshtë në lojë, pasi jemi duke marrë disa gola elementarë”.

Marantas (Luftëtari): “I kënaqur me një pikë? Sigurisht që jo. Nuk e kuptova sesi arbitri e dha atë penallti që shënoi Naubueze. Ishte një ndeshje që bëmë shumë raste. Kishim një ekip shumë të fortë përballë nesh. Duhet t’i shfrytëzonim mundësitë tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *