Flamurtari nuk ka gabuar në transfertën me Besën duke fituar me shifrat 1-4. Vlonjatët i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë teksa me anë të Jurit në minutën e 5 dhe Oliviera në të 35, do të shkonin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0-2. Oliviera realizoi dopietë në të 53 për të thelluar shifrat.
Por vetëm katër minuta më vonë, Licaj do të prekte topin me dorë në zonë dhe e la Flamurtarin me 10 lojtarë. Nga aty Hoxha nuk gaboi në të 57 duke shkurtuar diferencat. Kur pritej hapja e takimit, ishte sërish Oliviera që vetëm dy minuta më vonë mbylli historinë. Pas kësaj fitore, Flamurtari shkon në vendin e dytë dhe e lë Dinamon mbrapa me një pikë më tepër. /Sport Ekspres/