Flamurtari penallti kundër çdo tre ndeshje, Luftëtari asnjë penallti në favor

Flamurtari historikisht, ashtu si gjithë klubet që nuk i përkasin Tiranës, është ankuar për sjelljen e arbitrave, për ndëshkimin sistematik në momente vendimtare në sezone të ndryshme, por nëse ndonjëherë ankesat duken të tepërta dhe të kthyera në psikozë, këtë sezon gjithçka ndryshon. Flamurtarit i kanë dhënë 9 penallti kundër, shumica në kufijtë e absurdit. Spektakli nisi në shtator, me një penallti dhënë Teutës në Durrës për një faull jashtë zone të Pollozhanit. Në tetor sërish e njëjta situatë: penallti kundër në Shkodër për një faull jashtë zone dhe Flamurtari ishte në avantazh deri në atë moment, ndërkohë që në pjesën e dytë nuk iu dha një penallti në favor, në minutat e fundit të ndeshjes. Nga shiu në breshër: në Krujë kundër Laçit Flamurtarit iu dha penallti kundër në një aksion që duhej ndalur për pozicion jashtë loje, por gjithashtu nuk iu dhanë dy penallti në favor për prekje me dorë në zonën e Laçit. Kundër Kukësit Flamurtari ka pasur ankesa në të dyja përballjet dhe në të dyja rastet protagonist ka qenë Hamiti, i abonuar me këtë sfidë prej sezonit të shkuar (!). Ndaj Skënderbeut në Vlorë Juxhin Xhaja nuk pa një penallti të pastër në favor të Flamurtarit dhe po Xhaja në mesin e muajit dhjetor u bë protagonist i një arbitri skandaloz kundër Laçit, duke i dhënë një penallti Laçit për një faull jashtë zone dhe duke i mohuar një penallti të qartë Flamurtarit një ditë më pas, kur u luajtën 45 minutat e dyta. Më 4 shkurt Hamiti në Kukës dha penallti kundër Flamurtarit në Kukës dhe u shpall “non grata” nga vlonjatët, që më pas u masakruan nga Kridens Meta në Laç (3 penallti Laçit në 3 sfida kundër Flamurtarit, të tria tepër të dyshimta, për të mos thënë ndonjë gjë më shumë). Flamurtari protestoi edhe ndaj Kamzës në Vlorë e ndaj Partizanit para dy ditësh, për episode të dyshimta në zonë, por siç e tha edhe Shpëtim Duro, ato ishin “akullore”, nuk bëjnë përshtypje.

Luftëtari nuk llogaritet, asnjë penallti në favor

Me siguri dikush do thotë që ka të bëjë edhe mënyra e lojës, por duket e çuditshme që Luftëtari të mos marrë asnjë penallti në favor, edhe kur rastet nuk kanë munguar, ndërkohë që është ndëshkuar hapur në disa ndeshje. Nuk po analizojmë çdo sfidë këtë sezon, por mjaftojnë dy takime për të parë mënyrën e sjelljes së arbitrave me Luftëtarin. Kundër Teutës në Gjirokastër pati shumë vendime të dyshimta kundër gjirokastritëve, që e humbën ndeshjen për faj të një arbitrimi qesharak, aq sa edhe faullet pro Luftëtarit kalonin për Teutën, apo penalltia e golit të tretë durrsak. Ndërkaq, në Korçë penalltia dhënë Skënderbeut në fund të pjesës së parë ishte inekzistente, ndërsa sapo nisi pjesa e dytë anësori nuk pati guxim të sinjalizonte një faull në zonën korçare, për prekje me dorë nga Mici. Nuk janë vetëm këto dy ndeshje, ka më shumë se kaq ku arbitrat e kanë trajtuar Luftëtarin si një ekip të dorës së dytë, që është kalimtar në Superiore, por të paktën Luftëtari i ka mbytur kundërshtarët në shumë ndeshje, aq sa edhe arbitrat nuk kanë pasur mundësi ta ndëshkojnë më shumë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online