Flamurtari ka vendosur të mos ia lërë Petraq Bifsha barrën e drejtimit të skuadrës në një moment kaq të vështirë, edhe pse Bifsha mbetet pjesë e stafit drejtues.
Pas largimit të Shpëtim Duros, si pasojë e krizës së thellë në dy muajt e fundit, sot klubi vlonjat ka emëruar jo një, por dy trajnerë për të çuar skuadrën deri në fund të sezonit.
Në fakt, nuk janë emra të rinj, sepse zgjidhja është gjetur sërish brenda shtëpisë, të Ardi Behari dhe Vasil Ruci.
Te dy janë pjesë e klubit, Ardi Behari ka shumë vite si shef klubi e në poste të tjera, duke u marrë me gjithçka në klub, ndërsa Ruci është pjesë e klubit edhe si këshilltar i administratorit Sinan Idrizi.
Të dy bashkë kanë për detyrë të mbajnë Flamurtarin larg telasheve deri në fund të sezonit, sepse për Europë duket mision i pamundur.