Pikërisht në nisje të sezonit të ri, në Vlorë ka dalë në pah problemi i fushës, që është në gjendje të keqe dhe nuk lejon të luhet normalisht. Situatë absurde, për një ndër klubet më të mëdhenj dhe të pasur të Shqipërisë, që këtë verë ka ndërtuar skuadër super, por tashmë detyrohet të luajë jashtë Vlore edhe ndeshjet shtëpiake.
Sfida e së shtunës, kundër Lushnjes, programuar për në orën 19.00, nuk do të luhet në Vlorë, duke zhgënjyer tifozët që ishin kuriozë të shihnin nga afër skuadrën e re, edhe pse humbja në Korcë i ka mërzitur.
Flamurtari-Lushnja do të luhet në Ballsh, prej orës 16.00, ndërsa nuk dihet ende kur do të luhet zyrtarisht në stadiumin “Flamurtari”.