Flamurtari kërkon trajnerin e ri, Behari fiton terren

Fiton kuota Ardi Behari, i cili mund të qëndrojë në stolin kuqezi. Daja dhe Gega mbeten kandidatë, por mund të ketë edhe ndonjë surprizë në momentet e fundit

Elton Nika

Çështja e trajnerit të Flamurtarit të sezonit të ardhshëm mbetet më e diskutuara në Vlorë, ku ndryshe nga një vit më parë, i kanë marrë gjërat shtruar. Javën e ardhshme pritet të ketë zhvillime konkrete në këtë drejtim, ndërkohë që drejtuesit e klubit vazhdojnë të mos prononcohen, duke ia lënë gjithçka kohës. Por kuptohet që ata po punojnë dhe vetëm kur të kenë mbyllur gjithçka, do të japin lajmin zyrtar. Ndoshta po presin për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun, që në rast të mbetjes së korçarëve jashtë Europës, të “sulmojnë” për Ilir Dajën, një kandidat për stolin kuqezi. Në këtë rast do të ishte mirë, sepse trajneri kampion mund të vinte ndoshta bashkë me disa futbollistë nga ekipi i tij.

Rrethi duket se është ngushtuar tashmë. Përveç Dajës, përflitet edhe Skënder Gega, por një mundësi reale është edhe qëndrimi i Ardi Beharit. Nuk përjashtohet ndonjë surprizë, por, nëse Daja vazhdon me Skënderbeun, gjasat më të mëdha janë që vlonjatët të vazhdojnë me Beharin në stol.

Vlonjati e mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Shpëtim Duros. Drejtuesit e klubit janë duke e menduar t’i besojnë sërish atij, edhe pse më parë janë shprehur se do të afrojnë në ekip një trajner me shumë përvojë, që e njeh shumë mirë Superioren. Janë të gjitha hipoteza për momentin dhe java e ardhshme pritet t’i japë drejtim kësaj çështjeje të rëndësishme për skuadrën e sezonit të ri, sepse dihet që do të jetë trajneri ai që do të bëjë edhe merkaton.

Administratori Sinan Idrizi është shprehur se nuk kërkon të nxitohet, por natyrisht që koha kalon dhe duhet vepruar, sepse në funddo të jetë e vështirë për të gjetur si trajner të mirë,a shut edhe futbollistë me kualitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online